Politikë

Nga anëtarësimi në BE deri tek Open Balkan. Mesazhet e rëndësishme që dha Merkel në konferencën e përbashkët me Ramën

Nga anëtarësimi në BE deri tek Open Balkan. Mesazhet e

Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama ka deklaruar se është se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE dhe për të arritur këtë duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por shtoi se fillimisht, ajo është dakord për integrimin rajonal mes vendeve.

“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”

Kancelarja gjermane ka shtuar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet të shqetësoheshin për veton e vendosur nga Bullgaria pasi nuk ishte diccka e re për Bashkimin Europian, duke shtuar se Shqipëria ka mbështetjen e gjithe vendeve të BE për hapjen e negociatave.

“Unë sigurisht që nuk kam ndërmend të luaj rol aktiv politik, por do të jem mike e rajonit, do të jap këshilla. Përvojat për veton janë bërë disa herë, nuk ka të bëjë vetëm me rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë jam shpresëplotë. Kemi bërë një farë pune, kemi pasur disa arritje. Sigurisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë pasur mbështetjen e të gjitha vendeve të BE për të hapur negociatat, e kemi fjalën për konferencën ndërqeveritare”

Merkel nuk ka ngurruar të kritikojë BE duke thënë se në momentin që kushtet e përcaktuara u plotësuan duhet të mbante fjalën e vet dhe jo nxirrte kushte të reja. Kancelarja shtoi se e mirëkuptonte zhgënjimin.

“Në fakt BE, shtet anëtare do të duhej të thonë kriteret kushtet për t’u bërë pjesë. Në rastin e Shqipërisë e kemi thënë qartësisht se cfarë duhet të ndryshoni në sistemin e drejtësisë, apo sektorë të tjerë

Dhe në momentin që këto kushte plotësohen do të duhej që BE të mbante fjalën e vet dhe jo të nxirrte kushte te reja, sepse për shkaqe të politikës së brendshme në vende të caktuara kjo nuk është e mundur. Kjo sjell zhgënjim, e unë kam mirëkuptoj për zhgënjimin këtej” u shpreh Merkel, ndërsa theksoi se ne duhet të dimë t’i besojmë njëri tjetrit.

Merkel foli edhe për ‘’Open Balkan” duke u shprehur se Procesi i Berlinit nuk mund të zëvendësohet nga nisma të reja që lindin dhe iniciohen me kalimin e kohës. Sipas saj Open Balkan nuk është një nismë që kërkon të konkurrojë Procesin e Berlinit, por është mjeti i rajonit për të fuqizuar procesin e Berlinit.

“Procesi i Berlinit është bërthama e gjithçkaje dhe në këtë kontekst nuk mund të zëvendësohet. Gjërat mund të përshpejtohen brenda këtij procesi. Nuk ka rëndësi se kush mund të kujdeset se ka shumë miq që mund të kujdesen. Çdo kancelar tjetër federal do jetë mik i këtij rajoni, ka shumë njerëz që punojnë dhe jetojnë atje dhe interesi për të punuar dhe bashkëpunuar me këtë rajon është i madh.’’

Tiranapost.al