Nga Kongresi i PS-së Rama premton hapjen e një institucioni të ri
Nga Kongresi i PS-së, Edi Rama premton krijimin e një institucioni të ri që do quhet Këshillimi Kombëtar dhe që do nisë oprimin e tij në vjeshtë të këtij viti.
Për çfarë do shërbejë Këshillimi Kombëtar?
Çdo qytetar me shkrim mund të shprehë mendimin për një alternativë që i ofron qeveria në lidhje me çështje të rëndësishme kombëtare.
Sqarimi i Ramës.
"Duhet që mandate i tretë të shënojë një hapje të re ndaj njerëzve të këtij vendi, duke i përfshirë me një institucion të ri, Këshillimit Kombëtar. Populli mos dëgjohet një herë në 4 vite, por të paktën një herë në vit. Çështjet më interes të veçantë kombëtar, do këshillohemi me gjithë qytetarët, pa dallime politike, fetare e krahinore që do të duan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar. Nuk është një ushtrim komunikimi ku shkojmë në Shqipëri, është institucion ndërveprimi, me shkrim, me gjithë qytetarët. Të gjithë ata që duan të përfshihen, duan të japin opinione, po me shkrim. Të na thonë po ose jo, për çka ne shtrojmë si alternativa, do përgatitemi këtë vjeshtë ta realizojmë, do mësojmë dhe ta përmirësojmë."
*Tiranapost.al