Politikë

Nga logoja tek emrat dhe numrat: Tre partitë që kundërshtojnë fletën e votimit për 25 Prillin

Nga logoja tek emrat dhe numrat: Tre partitë që

Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Bindja Demokratike kundërshtojnë fletën e votimit, të miratuar një ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi hodhi poshtë pretendimet e përfaqësuesve të partive duke miratuar fletën, e ndërsa kundërshtimet janë dërguar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Nga logoja tek emrat dhe numrat: Tre partitë që

Çfarë kërkojnë konkretisht tre partitë?

-Socialistët kërkojnë miratimin e një flete votimi vetëm me numra, ndërsa fleta e zgjedhur është me emra të kandidatëve për çdo qark.

-Demokratët kërkojnë që fleta e votimit të jetë me numra dhe emra, por të renditura në mënyra vertikale dhe jo horizontale.

Fleta e votimit nuk bind as partinë e Astrit Patozit, e cila ka përplasje me Partinë Demokratike sa i takon ngjashmërisë mes logove.

Bindja Demokratike kërkon në fletën e votimit rikthimin në logon e saj, por demokratët janë kundër.

Për kërkesën e PS-së relator është caktuar Koli Bele, ndërsa nga PD është caktuar Ledio Braho.

Nga logoja tek emrat dhe numrat: Tre partitë që

Madhësia e fletës së votimit për të gjitha qarqet do të jetë në përmasat 30×60 cm, por do të jetë madhësia e shkrimit që do të ndryshojë. Për shembull, Tirana që ka më shumë me 36 kandidatë, emrat e tyre do jenë në shkronja më të vogla, ndërsa për qarqet e tjera shkronjat do jenë në madhësi më të mëdha.

Pritet që KAS të japë një vendim dhe nëse sërish nuk gjendet dakordësia, fleta e votimit do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor.

Sido të jepet vendimi final, fleta e votimit që me gjasë nuk do të ndryshojë, nuk do t’i kënaqë të gjitha partitë.Dhe si gjithmonë, më të rëndësishmet për zgjedhje si fleta e votimit, lihen për në momentin e fundit.

*Tiranapost.al.