Politikë

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot me Salianjin: Kush është pensionistja “e rastësishme” e Lulzim Bashës edhe tek protesta e Teatrit sot

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot

Pasi bleu domate dhe pasi bisedoi më pas edhe për çmimin e ilaçeve, kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar me serinë duke u shfaqur sërish me gjyshe Verën por tashmë në protestë.

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot

Si kreu demokrat Basha, ashtu edhe gjyshe Vera kanë dalë sërish bashkë duke iu bashkuar grupit tjetër të militantëve të Njësisë Nr 4 të PD tek Teatri.

Basha do e cilësonte zonjën si një pensioniste gjyshe, duke nënkuptuar se e gjeti rastësisht në treg.Mirëpo rrjetet sociale zbuluan se zonja në fjalë ishte militante e Partisë Demokratike që dëshmon se gjithçka ka qenë e parapërgatitur për efekt propagande nga stafi i Lulzim Bashës.

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot

Ajo quhet Pranvera Bodinaku ndërsa në rrjete nuk kanë munguar edhe fotot e saj nga pjesëmarrjet në takimet e PD-së. Bodinaku është edhe kryetare e Sindikatës së Tregtisë dhe Turizmit.

Në fotot më poshtë ajo shfaqet herë si analiste në Shijak TV, herë në krah të Ervin Salianjit, e herë duke ligjëruar në çadrën e Bashës.

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot

Nga qeset me domate tek fjalimi në “Çadër” e fotot