Politikë

Nishani: Basha nuk u bë kurrë lider! Akuzat për vjedhje vote, alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësisë

Nishani: Basha nuk u bë kurrë lider! Akuzat për vjedhje vote,

Ish-presidenti dhe kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani në një intervistë në “Report TV” ka përsëritur thirrjen drejtuar liderit aktual të demokratëve, Lulzim Basha që të dorëhiqet, duke thënë se ky është vetëm hapi i parë për të nisur një “proces besimi” brenda së djathtës shqiptare.

Nishani ka nënkuptuar se Basha është hipokrit, teksa kërkon nga qeveria dhe të tjerë standarte europiane, ndërkohë që brenda PD ai vetë sillet si autokrat afrikan dhe ka shtuar se mos dhënia e dorëheqjes cënon imazhin e tij dhe të së djathtës në përgjithësi.

“Reformimi nuk vjen vetëm me dorëheqjen e liderit, ajo është hapi i parë i nisjes së një procesi besimi. Nuk e duan qeverinë e Ramës, nuk kanë besim te PD, dorëheqja është një akt politik perëndimor dhe nuk ka vetëm vlerën e perceptimit të sjelljes me integritet, por edhe çlirimi nga ngërçi psikologjik që ka struktura dhe opinioni i PD-së Duhet të sillesh europian duke filluar nga vetja, nuk mund t’u kërkosh të tjerëve të sillen europian dhe vetë të sillesh sipas modelit afrikan. Nuk është çështje spastrimesh. Kur them modeli i ri, vija e parë i takon gjeneratës së re, PD ka organizimin e 2015, në 2025 duhet të shkojmë me modelin që duhet të ketë në 2030. Do dëmtojë personalitetin e Bashën, e ka mbyllur ciklin për të qenë një lider politik, u përpoq prej 8 vitesh, ka pasur mbështetjen maksimale dhe nuk e ka realizuar misionin e tij, nuk arriti që të marrë qeverisjen dhe të kryejë programin, Nëse qëndron në këtë pozicion mund ta mbajë vulën apo çelësin e PD, por do dëmtohej edhe më shumë në aspektin personal, por do e zvogëlojë edhe më shumë PD, do rrezikojë rrudhjen e saj” – ka thënë Nishani.

I pyetur në lidhje me pretendimet e Bashës se ka pasur vjedhje “industriale” të votës në zgjedhjet e 25 Prillit, Nishani e ka konsideruar thjesht një “alibi” për të shmangur përgjegjësinë e humbjes dhe të dorëheqjes.

“Alibi e dobët për t’i ikur përgjegjësinë dhe hapjen e PD. Ky proces duhet të vijojë paralelisht me hapjen e partisë. Rama do fitojë edhe 2025 nëse PD nuk reformohen”- ka thënë mes të tjerash ish-presidenti për gazetaren Danjela Maloku.

Tiranapost.al