Politikë

Një ditë pas shkarkimit, Meta i jep Ok Kuvendit për 4 ligje

Një ditë pas shkarkimit, Meta i jep Ok Kuvendit për 4 ligje

Një ditë pasi u shkarkua nga Kuvendi me 104 vota pro, presidenti Ilir Meta ka dekretuar 4 ligje me rëndësi për marrëveshjet me SHBA dhe me Gjermaninë. Konkretisht bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare për ekstradimet, bashkëpunim financiar 2018, Shqipëri-Gjermani për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)”, ratifikimin e marrëveshjes Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)” dhe për programin e investimeve për zhvillim të integruar rajonal”.

4 Ligjet që kaluan në Kuvend dhe u dekretuan nga presidenti:

– Me Dekretin nr. 13096, datë 09.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 67/2021 “Për ratifikimin e traktatit të ekstradimit ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

– Me Dekretin nr. 13097, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 68/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin “Programi për menaxhim të qëndrueshëm dhe miqësor me klimën në sektorin e mbetjeve (DKTI)””.

– Me Dekretin nr. 13098, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 69/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2019 për projektin “Rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës (DKTI)””.

– Me Dekretin nr. 13099, datë 10.06.2021, ka shpallur Ligjin nr. 70/2021 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018 për projektin “Programi i investimeve për zhvillim të integruar rajonal””.

Ndërkaq, pas shkarkimit nga Kuvendi, për Ilir Metën në krye të Presidencës do të vendosë Gjykata Kushtetuese. Ilir Meta u akuzua për shkelje të parimeve kushtetuese nga maxhoranca. Presidenti është shprehur i bindur se do të qëndrojë në detyrë deri në 24 korrik 2022, kohë kur i mbaron funksioni i presidentit.

*Tiranapost.al.