Politikë

Një “fake news” tipik në ditën e zgjedhjeve me rastin e ditës së lirisë se shtypit! Historia e komisionierit të Kavajës

Një “fake news” tipik në ditën e zgjedhjeve me rastin

Lajmi se një kryetar KZAZ-je në Kavajë, kishte mbyllur qendrën e votimit tre orë përpara orarit zyrtar të mbylljes së procesit zgjedhor, u bë viral dhe bëri xhiron e mediave në datën 25 Prill dhe shumëkush e përdori si provë për kompromentimin e procesit zgjedhor, por sipas provave të siguruara nga Dritare.net, ngjarja ka ndodhur në vitin 2019.

Një “fake news” tipik në ditën e zgjedhjeve me rastin

Portali “Dritare” e Rudina Xhungës sjell një histori tipike “fake news”, të cilin mediat pa përjashtim e postuan. Kush e ka fajin? Pse nuk filtrohen dot më lajmet? Historia e Kryetarit të një KZAZ-je në Kavajë që i morën një intervistë të 2019 dhe ia xhiruan si të vitit 2021 është rasti tipik. Në ngjarje si keto është ë vështitë të zbulosh kush e nisi e nga nisi, por difuzimi i lajmit të rremë tregon krizën më të madhe sot të medias.

tiranapost.al