Një grup nga parlamenti shqiptar do të udhëtojë nesër drejt Hagës për të uruar Thaçin dhe të tjerët

E Diel 27 Nëntor 2022, 12:00
TiranaPost
Ishte Taulant Balla që e dha këtë lajm gjatë fjalimit të tij. Fjalimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist ishte i fokusuar tek rasti i UÇK dhe raporti i Dick Marty-t.
Ai tha: “Sot, komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtin burg sikur ata që urdhëruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan. Duhet ta kishim mbrojtur dhe duhet ta mbrojmë legjitimitetin e luftës heroike të UÇK për çlirimin e vendit.