Politikë

Një tjetër grua zbarkon në diplomacinë e Tiranës, por kjo është “gjermane”

Një tjetër grua zbarkon në diplomacinë e Tiranës, por

Në krye të Delegacionit Europian në Tiranë do të jetë 57-vjeçarja nga Berlini, Christiane Hohman.

Diplomatja komentohet nga burime serioze për tiranapost se është një grua e hekurt në punën e saj, njohëse e Ballkanit, më herë ka qenë ambasadore në Bosnje-Hercegovinë. Së fundmi ishte në Estoni.

Një tjetër grua zbarkon në diplomacinë e Tiranës, por

Studentja e letërsisë angleze, ka një karrierë të gjatë në diplomaci, dhe konsiderohet nga ata që e njohin “tough” ose peshë e rëndë.

Vështirë se i ndodh “mahnitja” apo “miklimi” me ajrin shqiptaro-politik -thotë burimi për Tiranapost.

Një tjetër grua zbarkon në diplomacinë e Tiranës, por

Megjithatë mbetet për t’u parë sepse Shqipëria është një vend i çuditshëm dhe ndoshta testi më i madh për karakterin e një diplomati, politikani apo çfarëdo profili të jetës publike.

Suksese ambasadores dhe punë të mbarë. Shqiptarët janë një popull europian.