Politikë

Nuk është tragjedi! Deputeti demokrat tregon pse e shkarkuan Rudina Hajdarin

Nuk është tragjedi! Deputeti demokrat tregon pse e shkarkuan Rudina

Dje Grupi Demokrat shkarkoi si kryetare Rudina Hajdarin dhe vendosi në krye të tij Myslim Murrizin. Anëtari i grupit Halit Valteri tregon se ishte ai propozuesi, ndërsa si arsye sipas tij është se  Hajdari nuk zbaton vendimet e grupit Demokrat.

"Murrizi të drejtojë grupin dhe pse jo lëvizjen. Nuk është fundi i botës, as tragjedi që të ndryshojë kryesimi i grupit demokrat. nga 9 veta, 6 vendosën pro Murrizit. Nuk ka as furça, as maskarallëk. Hajdari është shumë e ngarkuar me Reformën Zgjedhore dhe Këshillin e Integrimit, do të vijojë që të ndjekje këto. Propozuesi isha unë, por ka qenë edhe zoti Jakimi. Nuk është hera e parë që Rudina Hajdari nuk zbaton vendimet e grupit Demokrat. Eksperienca e zotit Murrizi në politikë është që mund të shërbejë më mirë forcimit të grupit, shtimit të grupit dhe bërjes opozitë normale, jo fiktive", tha Valteri për “Report TV”.

Hajdari tha gjatë fjalës në Kuvend lidhur me këtë vendim se nuk bëhet pjesë e pazareve dhe se do ta çojë deri në fund amanetin e të atit, Azem Hajdarit.