Politikë

Nuk ka koalicion mes PD dhe LSI-së, sot afati i fundit i regjistrimit në KQZ

Nuk ka koalicion mes PD dhe LSI-së, sot afati i fundit i regjistrimit

Sot është afati i fundit për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Opozita e bashkuar duket se do të jetë i vetmi koalicion në zgjedhje. Përfaqësuesit që janë mandatuar nga Lulzim Basha, partia e të cilit do kryesojë listën, pritet të dorëzojnë sot në KQZ kërkesën për tu regjistruar si koalicion, ndërkohë që do të quhet ‘Shqipëria Fiton’.

Kreu i PD ka mbyllur marrëveshjen së fundmi me Fatmir Mediun e Partisë Republikane ndërsa ka kthyer sytë edhe nga opozitarët brenda Parlamentit, me Artur Roshin e Ballit Kombëtar. Lista e përbashkët me kandidatët ende nuk është bërë publike.

Ndërkaq, LSI nuk do të bashkohet në koalicion por do të garojë e vetme në lista. Lista do jetë e përbashkët vetëm për qarkun e Dibrës dhe Kukësit. Mbrëmë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi u filmuan teksa diskutonin, sipas mediave për koalicion, por pas zgjedhjeve!