Politikë

Nuk po kërkon dikë të ri, por thotë se do ta drejtonte vetë PD, Berisha: Liria nuk ka moshë

Nuk po kërkon dikë të ri, por thotë se do ta drejtonte

Gjatë një intervistë për Erla Mëhillin në Euronews, Sali Berisha është shprehur se do të kandidojë për kryetar të PD-së, duke thënë se nëse nuk e bënte nuk do të ishte njeri politik.

I pyetur nëse do t’i hapte rrugën dikujt që është i ri, Berisha është përgjigjur: Liria nuk ka moshë. Kjo lëvizje ka në thelb lirinë. Asaj që thoni ju unë i kam dhënë përgjigjen më të merituar në statutin e partisë. Ai përcakton se jo vetëm kryetari që do votohet nga gjithë anëtarësia, por nëse fiton zgjedhjet, përsëri për t’u bërë kryeministër do të votohet.

Pjesë nga Intervista:

A do kandidoni për kryetar të PD?

Sali Berisha: Që të marr një vendim të tillë për kandidim duhet të pyes të gjithë anëtarësinë. 90% do më thonë kandido. Nëse kundërshtoj, nuk jam njeri politik.

Neritan Sejamini: Dua të jem i sinqertë. Ka shumë njerëz që bien dakord me këtë gjë që ti po bën gjë të mirë. Ka një pjesë tjetër që ata duan vizualisht dicka të re, pa mohuar rolin tuaj. PD në vitin 2022 duhet të përqafojë të renë. E reja lind kur hap rrugën.

Berisha: Liria nuk ka moshë. Kjo lëvizje ka në thelb lirinë. Asaj që thoni ju unë i kam dhënë përgjigjen më të merituar në statutin e partisë. Ai përcakton se jo vetëm kryetari që do votohet nga gjithë anëtarësia, por nëse fiton zgjedhjet, përsëri për t’u bërë kryeministër do të votohet.

Neritan Sejamini: Po sikur ta drejtoni një vit dhe zgjedhjet të behen pas një viti? Sepse 22 marsi është shumë shpejt.

Berisha: Nëse demokratët do votojnë, projekti im do jetë projekt i fitores. Shqiptarët votojnë Sali Berishën, edhe për kryetar edhe për kryeministër. Thotë Yuri Kim se s’kemi të bëjmë me këtë. Unë i them “We people” (Ne populli). Jam i sigurtë se shqiptarët do të ndërtojnë marrëdhëniet më të mira, përfshirë dhe SHBA.

Tiranapost.al