Politikë

Odise Moçka emërohet avokati i ri i Shtetit

Odise Moçka emërohet avokati i ri i Shtetit

Odise Moçka është emëruar avokati i ri i shtetit me vendim të Këshilli të Ministrave duke zëvendësuar Brunilda Lilo, e cila është liruar nga detyra.

Vendimi i plotë:

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 21, pika 1, 26, pika 5, shkronja “a”, të ligjit nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Brunilda Lilo, Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Odise Moçka emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Tiranapost.al