Politikë

Open Ballkan, zbardhet axhenda e mbledhjes në Ohër

Open Ballkan, zbardhet axhenda e mbledhjes në Ohër

Zbardhet axhenda e mbledhjes së nismës Ballkani i Hapur që pritet të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut këtë të mërkurë.

Punimet e samitit pritet të nisin në orën 10:00 me fjalën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, që do të pasohet më pas edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera.

Për herë të parë nismës do t’i bashkohet edhe Mali i Zi me kryeministrin Dritan Abazoviç.

Axhenda e plotë:

10:00 Hapja zyrtare (sesioni publik)

Fjala e z. Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Fjala e z. Aleksandër Vuçiç, President i Serbisë

Fjala e z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjala e z. Dritan Abazoviç, Kryeministër i Malit të Zi

Fjala e z. Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (VIDEO)

Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin (video)

Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor (video) 10:45

Fjalë hyrëse nga Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet ekonomike, koordinimi i sektorëve ekonomikë dhe investimeve

Fjalimi kryesor i Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut,

Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë

Tatjana Matiç, Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit i Serbisë

Përfaqësuesit e odave ekonomike do të ndajnë pikëpamjet e tyre

Pjesëmarrësit do të komentojnë: drejtorët e institucioneve, odave ekonomike, përfaqësues të operatorëve turistikë, përfaqësues të hoteleve, përfaqësues të të rinjve etj.

15:15 Sesioni II

Drejtuesit do t’i bashkohen seancës plenare gjatë 20 minutave të fundit

Fjalimi kryesor nga Bojan Marichikj, Zëvendës Kryeministër për Çështje Evropiane

Fjalë hyrëse nga Bisera Kostadinovska-Stojçevska

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministre e Kulturës dhe

Maja Gojkoviç, zëvendëskryeministre dhe ministre e Kulturës

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve nga institucionet përkatëse, drejtuesit janë prezentë

Marrëveshja për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe notave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe të tjera institucionet e autorizuara

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e turizmit në Ballkani Perëndimor

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor

Memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor

13:35 Konferencë për shtyp e liderëve

Liderët (kryeministri Kovaçevski, presidenti Vuçiç dhe kryeministri Rama) do të japin deklarata publike për mediat

Sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me median