Politikë

Opozita bojkoton Kuvendin! Balla: Këta bëjnë presion duke ikur, Luli bën presion të votohet marrëveshja

Opozita bojkoton Kuvendin! Balla: Këta bëjnë presion duke ikur,

Opozita bojkotoi Kuvendin duke u larguar nga seanca këtë të enjte, ndërsa dy deputetët e vetëm që s’iu bashkuan vendimit ishin Kostaq Papa dhe Fatjona Dhimitri.

Ky veprim ndodhi menjëherë pasi kreu i grupit Demokrat, Myslim Murrizi tha se bojkotoi është një provë, që opozita është e bashkuar. Ai u bëri thirrje deputetëve të linin seancën, si një provë që nuk do të miratojnë reformën nëse nuk ndryshohet sistemi zgjedhor.

“Ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme në mënyrë institucionale. Në 2008 me hile u hoqët të drejtën e votës shqiptarëve. Këtej bëni marrëveshje me kë t’iu dojë qejfi. Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju”, tha Murrizi.

Pas tij, fjalën e mori deputeti Taulant Balla, i cili u shpreh se PS është e gatshme të diskutojë për hapjen e pjesshme të listave.

Opozita bojkoton Kuvendin! Balla: Këta bëjnë presion duke ikur,

“Nuk e kuptoj cfarë kërkojnë, këta bëjnë presion duke ikur, Luli bën presion të votohet marrëveshja. Po kjo partia që unë përfaqësoj ka të drejtë që të kërkojë? Jemi dakord nëse hapen listat, por ka disa rregulla, pasi nëse hapen listat, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Jemi të gatshëm të diskutojmë ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me një hapje të pjesshme të listave dhe koalicionet dhe vendosjen e një pragu kombëtar, që bën sens. Këto janë çështje që vijojnë të diskutohen”, tha kreu i Grupit Parlamentar të PS-së.

Më herët PD u shpreh përmes një deklarate që është kundër hapjes së listave tani, ndërsa propozoi që të mbahet një referendum në mënyrë që të vendosin qytetarët.