Politikë

Opozita dhe Meta në 1 vjetorin e tërmetit: E papranueshme që ende nuk është garantuar strehimi për shumë familje të prekura

Opozita dhe Meta në 1 vjetorin e tërmetit: E papranueshme që ende

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi ku njoftoi për një marrëveshje për financimin dhe ndërtimin e 2000 shtëpiave të reja në Durrës si dhe një plan investimi për portin. Ndërsa opozita me rastin e 1 vjetorin të tërmetit fatal që la 51 viktima dhe rreth një mijë të plagosur nuk ka kursyer akuzat.

Kreu i PD-së shkoi sot në një familje në Thumanë, ku tha se u bë një vit nga tërmeti dhe nuk asnjë masë nuk është marrë.

Basha:

Sot është bërë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe asnjë lloj mase nuk është marrë në lidhje me këtë tragjedi që na ndodhi. Vërtet kjo është një tragjedi që na erdhi nga natyra, por nuk duhet thënë vetëm kaq, sepse një peshë të madhe ashtu siç po e citoj dhe po e theksoj, e pati edhe pergjegjësia duke filluar që nga qeveria, kryetari i bashkisë edhe e gjithë administrata e komunës së Thumanës. Kështu që vetëm kërkoj drejtësinë, asgjë më tepër për mamin dhe vëllain tim ashtu, si edhe për të gjithë 24 të humburit, personat e tjerë të cilët humbën jetën.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi postoi një status në rrjetet sociale ku thotë se ende sot, 1 vit nga ngjarja tragjike, familjeve që i mbijetuan tërmeteve nuk iu është mundësuar një strehim i sigurtë por janë lënë në mes të rrugëve, pa zgjidhje. 

Opozita dhe Meta në 1 vjetorin e tërmetit: E papranueshme që ende
 
Ndërsa presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat thotë se një vit më pas, është e papranueshme që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti. Ai bën thirrje që drejtësia të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.

'Nderim kujtimit të 51 jetëve të humbura nga tërmeti shkatërrues dhe solidaritet me familjet e tyre dhe gjithë të prekurit nga ajo fatkeqësi natyrore.
Një vit më pas, është e papranueshme, që ende nuk është garantuar një strehim i sigurt për shumë familje të goditura më rëndë nga tërmeti.
Kushtet e vështira ku jetojnë shumë prej tyre i ekspozojnë edhe më shumë ndaj pandemisë.
Të shtohen të gjitha përpjekjet për të qenë sa më pranë tyre, me sa më pak propagandë dhe sa më shumë punë e transparencë.
Ndërkohë drejtësia duhet të tregojë kush mbajti përgjegjësi për cilësitë skandaloze të shumë pallateve dhe pronave të qytetarëve.
Falenderim për të gjitha vendet mike për ndihmat bujare ndaj popullit shqiptar', shkruan Meta. 

*Tiranapost.al.