Politikë

Opozita 'dorëzohet' në Këshill: Çon draftin, por kërkesat nuk kanë ndryshuar

Opozita 'dorëzohet' në Këshill: Çon draftin, por

Dorëzimin e një drafti me propozimet për listat dhe koalicionet, maxhoranca ia kërkoi opozitës së bashkuar në takimet e fundit të zhvilluara në Këshillin Politik, përmes përfaqësuesit Damian Gjiknuri.

Opozita 'dorëzohet' në Këshill: Çon draftin, por

Këtë mbrëmje mësohet se opozita e cila kundërshtonte duke thënë se nuk ka nevojë për draft për kërkesat e tyre, e ka dorëzuar një të tillë në Këshillin Politik.

Mediat televizive tregojnë se kërkesat në draft apo propozimet e tyre janë të njëjtat: Kërkohet hapje e listave 100% ( e paqartë nëse mbështetet skema e propozuar nga maxhoranca me lista të hapura 'preferenciale', dhe mos prekjen e koalicioneve, (maxhoranca propozon pragun vetëm 3%).

Sipas opozitës, koalicionet nuk mund të hiqen dhe duhet lënë në fuqi ligji aktual, dhe pikat e marrëveshjes së 5 qershorit, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Drafti nuk është bërë publik ende, ndërsa opozita ka ripërsëritur kërkesën për t'ju drejtuar ODIHR për mosmarrëveshjet mes palët. Maxhoranca thotë se nuk ka ndodhur më parë të kërkohet asistencë në këtë fazë ndryshimesh e në një kohë kur një pjesë e ndryshimeve kushtetuese janë miratuar në Parlament.