Politikë

Opozita ju akuzon se merreni më shumë me ta personalisht sesa me bilancin tuaj! Rama: Këtu keni pak faj ju (e ka për gazetarët)

Opozita ju akuzon se merreni më shumë me ta personalisht sesa me

Retorikën e tij në fushatën zgjedhore nuk e quan sharje e ofendim për kandidatët, por satirizim në momente të caktuara ndaj fenomeneve: Që duhen vënë në pah edhe më fort kur shkohet drejt përballjes elektorale. Kryeministri Rama u pyet në intervistë për qasjen e fushatës dhe akuzat e opozitës merret me shumë me ta sesa me bilancin e punëve të tij në 8 vite qeverisje. Edi Rama bën fajtor edhe gazetarët kur thotë se atë pak gjëra që thotë për kundërshtarët vendosen në krye të lajmeve.

Opozita ju akuzon se merreni më shumë me ta në aspektin individual sesa me bilancin tuaj, pse keni zgjedhur këtë taktitë?

Rama: Këtu keni dhe ju një faj të vogël se kur jepni lajme nga fjalët e mia kapet ajo pak gjë që them për ta.

Edhe ju e provokoni

Rama: Në gjithë botën flitet për veten, tjetrin, skuadrën tende e skuadrën tjetër. Kjo është më se normale. Unë besoj se nuk kemi ne asnjë konkurrencë të mundshme për etikën dhe retorikën se unë nuk shaj nuk fyej nuk ofendoj, akuzoj, unë sigurisht satirizoj në momente të caktuara fenomene që duhen vënë në pah edhe më fort kur shkohet drejt përballjes elektorale.

Ka raste kur mendoni se e tejkaloni?

Rama: Përgjthësisht jo

Duket se më shumë sulmoni Berishën e Metën se Bashën, ju tremb kjo dyshe?

Rama: Nuk është çështje trembje por një e vërtetë të madhe që Basha është dhëndër i zbukuruar për të dalë në fushatë duke fshehur ata që ka rrotull dhe terësisht i kontrolluar nga këta të dy.

Kryeministri Rama ishte në intervistë nga Dibra për Report Tv.

*Tiranapost.al.