Politikë

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, nesër

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik, nesër

Opozita kërkon që nesër në orën 12:00 të mbahet mbledhja e Këshillit Politik, ndërsa Rudina Hajdari ka kërkuar mbledhje në orën 10:00 të paradites duke u shprehur se duhet punuar deri në arritjen e marrëveshje mes palëve që garantojnë zgjedhje të lira me lista 100% të hapura. 

Listat dhe kaolacionet janë ngërçi i krijuar mes palëve për Kodin Zgjedhor, por maxhoranca ka paralajmëruar se nuk do të presë opozitën dhe se ndryshimet do të votohen në parlament. 

Damian Gjiknuri nga maxhoranca ka bërë propozimin e tij për hapjen e listave 100%. Kandidatët do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues. Ndërsa koalicionet të lejohen vetëm në pragun 3 %. Por Opozita nuk ka pranuar duke kërkuar dhe asistencën e OSBE/ODIHR. Maxhoranca shprehet se janë zbatuar të gjitha rekomandimet e OSBE-së dhe se nuk ka ndodhur më parë të kërkohet asistencë në këtë stad zhvillimesh. 

Nëse opozita nuk ka një draft të propozuar deri në fund të afatit të vendosur nga Kuvendi, atëherë PS ka paralajmëruar se nuk do të ketë mbledhje të këshillit.

Nuk dihet nëse Gjiknuri do të pranojë mbledhjen e kërkuar nesër nga opozita.Mbledhja e fundit ishte ditën e premte.