Politikë

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër: Sa ndikoi takimi i Bashës me ambasadorët?

Opozita kërkon mbledhjen e Këshillit Politik nesër: Sa ndikoi

Opozita kërkon një mbledhje nesër, një kërkesë që vjen pak orë pas takimit të tre ambasadorëve sot në zyrën e Lulzim Bashës, të cilët kërkojnë që reforma zgjedhore të miratohet sa më shpejt pa kërkesa të reja nga opozita dhe me konsensus mes palëve ,edhe pse 31 maji dështoi. 

Opozita e Bashkuar propozon që të bëhet nesër në orën 17:00 mbledhja e Këshillit Politik, për të gjetur konsensusin mes palëve për Reformën Zgjedhore.

Kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për mbledhjen nesër në 17:00

Përshëndetje

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.

Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

Pritet reagimi nga ana e maxhorancës. 

Ndërkaq, Basha më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj, por kjo e fundit pranoi se ky nuk është kusht i ndërkombëtarëve, por i palëve. Sot Yuri Kim dhe Soreca kanë pranuar se palët janë ekstremisht afër një marrëveshjeje.