Politikë

Opozita kërkon në interpelancë Ramën për Teatrin

Opozita kërkon në interpelancë Ramën për Teatrin

Dy deputetë të opozitës parlamentare kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit. Kërkesa është bërë nga deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjoni.

Seanca mësohet se do të zhvillohet javën e ardhshme, e cila do të jetë e fundit në sallë pa praninë e mediave.

Godina e vjetër e Teatrit u shemb të dielën, ndërsa për të pati reagime nga aktivistët dhe opozitarët.