Politikë

Opozita kërkon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Ja detyrat që duhet të ketë

Opozita kërkon qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve. Ja detyrat

Opozita ka depozituar zyrtarisht propozimin e saj për qeveri kujdestari 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

PD-LSI e bëjnë për herë të parë formalisht dhe zyrtarisht këtë propozim dhe është një nga kushtet e tyre për Reformë Zgjedhore.

Opozita kërkon një ndryshim të nenit pesë ku të shtohen nenet 5/1 ku përcaktohet ndalimi i përdorimit të burimeve pubike për subjektet zgjedhore si dhe krijimi i qeverisë tranzitore që duhet të ketë disa detyra.

Detyrat e saj duhet të jenë:

1- Të garantojë asnjëanësi dhe paanshmëri të administratës publike në zgjedhje

2- Barazi mes kandidatit e partive sa i përket burimeve administrative

3- Barazi mes subjekteve zgjedhore