Politikë

Opozita kthehet në tryezën e zgjedhores, Rama: Inshallah këtë herë…

Opozita kthehet në tryezën e zgjedhores, Rama: Inshallah

Vendimi i opozitës për tu ulur në tryezën e Komisionit të Reformës zgjedhore është përshëndetur nga ambasadorja amerikane dhe i BE-së, por së fundmi edhe nga kryeministri Rama.

Ky i fundit nuk komenton akuzat e Bashës se po tenton të bllokojë reformën por shkran se inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur: Sepse koha nuk pret, shkruan mes të tjerash Rama.

Lexoni reagimin e tij të plotë.

Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t'u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus.

Opozita kthehet në tryezën e zgjedhores, Rama: Inshallah

Ndërkaq pak më herët reaguan ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. 

Ambasadorja Yuri Kim: 

E mirëpresim vendimin e Kryetarit të PD, Lulzim Basha  për të përfunduar reformën zgjedhore. Ne presim që edhe liderët e tjerë që tregojnë lidership të ngjashëm. 

Opozita kthehet në tryezën e zgjedhores, Rama: Inshallah

Ambasadori Soreca: 

Mirëpresim vendimin për të rifilluar punën dërpartiake të Reformës Zgjedhore në Këshillin Politik. I shërben interesit më lartë të Shqipërisë dhe kontribuon në përfundimin e kësaj reforme të rëndësishme pa vonesa të mëtejshme, në mënyrë që të përmbushet kushti i vendosur në marsin e kaluar nga Këshilli Europian.

Opozita kthehet në tryezën e zgjedhores, Rama: Inshallah