Politikë

Opozita: Nuk janë marrë parasysh propozimet tona, reforma zgjedhore të mbyllet me 31 maj

Opozita: Nuk janë marrë parasysh propozimet tona, reforma zgjedhore

Pas deklaratës së Gjiknurit i cili tha se nga opozita jashtëparlamentare nuk janë dërguar propozime konkrete në tavolinë, madje ka pasur tendencë për të fshirë çfarë është arritur deri më tani, reagon përfaqësuesi nga PD, Oerd Bylykbashi. Ai tha se maxhoranca i ka propozimet e opozitës në dorë dhe nuk do ketë rikthim në asnjë çështje. Bylykbashi shtoi se maxhoranca vazhdon të refuzojë propozimet që bën për çështjen e reformës zgjedhore.

‘Loja e maxhorancës për ta tërhequr zvarrë me çështja të tjera shtesë nuk e ndihmon procesin’.

Bylykbashi tha se në takimin e sotëm u diskutua  që Reformat të mbyllet brenda 31 majit.

Oerd Bylykbashi: 

Në mbledhje u përcaktua që Këshilli duhet ta mbyllë brenda 31 majit draftin, që pa humbur kohë kjo reformë të shkojë në parlament që të votohet pa ndryshime. Të jetë e qartë cili është vullneti politik i opozitës, lidhur me propozimet e PD-së që i ka refuzuar maxhoranca. Do i qëndrojmë fort nevojës për të gjetur zgjidhje konsensuale. Deklarata e Gjiknurit tregon mungesën e vullnetit politik për të bërë një punë të bazuar me konsensus të Komisionit e Reformës, ne nuk i rikthehemi asnjë çështjeje, i kemi mbi tryezë, propozimet tona nuk kanë një përgjigje nga mazhoranca veçse refuzime. Mazhoranca të vijë me qëndrime për këto çështje. Loja e mazhorancës është për ta tërhequr zvarrë reformën me çështje të tjera shtesë, por jemi gati që të ecim përpara.

Ndërsa Petrit Vasili tha se kjo reformë është nul nëse nuk merren parasysh propozimet e opozitës.

‘Maxhoranca nuk ka vullnet. Ne na refuzohen të gjitha propozimet. Duhet që maxhoranca të heqë dorë nga votimi i njëanshëm'.