Moderatorja Ori Nebiaj reagon pas ngjarjeve të dhunshme të 8-janarit: Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët!

Moderatorja dhe anëtarja e Kryesisë së PD-së, Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.
Teksa shfaqet në Selinë e shkatërruar të Partisë demokratike, Nebiaj e ka quajtur 8 janarin një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët.
“Unë jam Ori Nebijaj, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike dhe një demokrate që si shumëkush tjetër e vuajti shumë atë që ndodhi me 8 janar. Një ditë fatkeqe për të gjithë demokratët që duhet ti bëjë të reflektojnë thellë se gjuha e urrejtjes qe mbillet vazhdimisht nga individë të cilët luftojnë për interesat e tyre, janë gati të sakrifikojne jetet e demokratëve pa as edhe një lloj skrupulli. Asnjë demokrat, asnje shqiptar, asnje i ri nuk mund të pranojë dhunën, asnjë formë të dhunës. Urrejtja mbjell dhunë, dhuna nuk na con askund” u shpreh Nebiaj.
Tiranapost.al