Politikë

Sot pritet një marrëveshje për Reformën Zgjedhore!

Sot pritet një marrëveshje për Reformën Zgjedhore!

OSBE ka thirrur në takim në orën 19:30 anëtarët e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Mazhoranca dhe opozita kanë konfirmuar pjesëmarrjen, gjë që tregon se me gjasë sot do të arrihet një marrëveshje. Ndërkohë në selinë blu vijon takimi mes Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit dhe Oerd Bylykbashin. 

Nuk dihet nëse dot do të jenë në takim edhe ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, që u ngujuan për dy ditë rresht nga 9 orë me përfaqësuesit e partive politike.

Sipas mediave, çështja e fundit që ka ngelur është depolitizimi i administratës zgjedhore, për të cilën duket se edhe opozita tanimë ka arritur dakordësinë.

Kujtojmë se ambasadorja amerikane, Yuri Kim, tha të mërkurën se "Topi tanimë është në fushën e Lulzim Bashës", i cili është i vetmi që nuk ka nënshtruar marrëveshjen që u përpilua në tryezën e Reformës.

Lexo me shume: