Politikë

Palët ranë dakord për identifikim biometrik: Opozita s'kërkon më qeveri kujdestare

Palët ranë dakord për identifikim biometrik: Opozita

Deputetja Rudina Hajdari, ka treguar për takimin me dyer të mbyllura të Këshillit Politik sot bashkë me ambasadorët që zgjati 9 orë. Hajdari ka treguar se palët kanë rënë dakord për identifikimin biometrik në të gjithë vendin, dhe jo të shtrirë vetëm në diza zona. Që do të thotë se maxhoranca ka plotësuar kërkesën e opozitës.

Po ashtu deputetja Hajdari zbuloi se aktualisht nuk është më në tryezë kërkesa e opozitës për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

Pika e vetme që tashmë ndan palët është adminsitrata Zgjedhore.

Për Opinion Rudina Hajdari tha:

 “Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë vendin. Po, kanë rënë dakord. Ka patur dakordësi, ka patur zhvillime, palët kanë lëvizur. Administrata zgjedhore është një vçështje e rëndësishme dhe palët nuk kanë lëvizur. Kërkesa e opozitës për qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve aktualisht nuk është më në tryezë.

Ndërkaq, për këmbënguljen e saj për sistem të ri zgjedhor, ajo tregoi qëndrimin e palëve:

‘PS thotë ndoshta e diskutojmë në një fazë të dytë, PD nuk do ti bashkëngjitet këtij qëndrimi dhe e eviton si çështje kurse LSI nuk shprehet fare për këtë çështje. Unë kam dashur që nga ajo tryezë të dal me diçka dhe prandaj jam munduar ti bind me argumente dhe të çedoj në propozimin fillestar me sistem proporcional kombëtar me lista të hapura, pastaj thashë hajde shikojmë listat e hapura pastaj hajde shikojmë sistemin danez që është mbështetur nga ambasada amerikane’.

Palët do të takohen sërish nesër në orën 10 të paradites.