Politikë

Palmer deklaratën e zakonshme: Bëni zgjedhje transparente, kandidatë me integritet, iu duam të gjithëve

Palmer deklaratën e zakonshme: Bëni zgjedhje transparente,

Zëvëndës Ndihmës Sekretari Amerikan për Shtetin, Matthew Palmer ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim virtual me gazetarët Alumni të programeve të SHBA-ve.

Në Shqipëri pritet gjithmonë me interes një deklaratë amerikane. Sidomos pas qëndrimeve nominale të ambasarores Yuri Kim, një konferencë virtuale e Palmer është përmbyllur me një mesazh të përgjithshëm duke mos dashur të krijojë ndoshta interpretime dhe ndikime në fushatën elektorale.

Reforma në Drejtësi është shqetësim i amerkanëve dhe ngjarja të caktuara duket se i kanë futur ata në dyshim se mos ky proces po minohet nga brenda.

“E rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj...

Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë. Pata bisedime të mira me Presidentin e Kryeministrin. Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë.”- ka thënë mes të tjerash Palmer gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Tiranapost.al