Politikë

Paloka për Jozefina Topallin: Ishte zgjedhje e zonjës të mos japë kontribut

Paloka për Jozefina Topallin: Ishte zgjedhje e zonjës të mos

Refuzimi i Jozefina Topallit për rikthim në Partinë Demokratike, kuptueshëm nisur nga postimet e saj të shumta dhe ‘sulmet’ ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, për nënkryetarin Edi Paloka është: ‘Zgjedhje e Zonjës për të mos dhënë kontribut në PD’.

Në intervistë për Ilva Taren, në Euronews Albania, Paloka tha se ishte komisioni që këmbënguli për rikthimin e Topallit, por vetë ajo e ka treguar pozicionin e saj.

Ç'ndodhi me Jozefina Topallin? Iu dërgua procesverbali, ishte vetëm teknikalitet apo?

Paloka: Unë pyeta realisht se udhëzimi ka një pikë që thotë deputetët nuk marrin procesverbale, por paska qenë më këmbënguljen e komisonit, vetëm për deputetët e mandatit të fundit. Vetë Topalli e tregoi pozicionin e saj. Zonja nuk dëshoron të japë kontribut.

Është kjo gjë e mirë apo?

Paloka: Është zgjedhje që ka bërë Topalli.

Keni një shpjegim pse?

Paloka: Në këtë moment nuk vlen asnjë analizë secili bën zgjedhjen e vet, jemi në kushtet kur mbi 80 % e shqiptarëve janë të bindur, përfshirë socialistë dhe funskionarë që e keqja që duhet të iki është Rama dhe nuk thonë duhet të iki Basha.