Pandeli Majko i shtyn mikrofonin gazetares shtatzënë: I kërkoj falje
E Enjte 12 Shtator 2024, 14:33
TiranaPost
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka kërkuar ndjesë pas një incidenti në mëngjes në ambientet jashtë parlamentit, ku nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve, duke i shtyrë mikrofonin.
"Dëshiroj të shpjegoj se e vlerësova që të kërkoj një ndjesë karshi gazetarëve për shtyrjen e mikrofonave sot në mëngjes. Ndjesën më të veçante ja kërkoj gazetares që ka qenë shtatzënë", tha ai.