Politikë

Paralajmërim i përsëritur: Ju lutem kontrolloni kandidatët. Mos fyeni votuesit…Yuri Kim nuk ndalet

Paralajmërim i përsëritur: Ju lutem kontrolloni kandidatët.

'Ju lutemi kontrolloni kandidatët- mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin! Ky mesazh i ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është publikuar për herë të parë me 22 korrik të 2020-ës si një thirrje ndaj krerëve të partive që të tregohen të kujdesshëm me kandidatët që propozojnë e që garojnë nën logon e partisë së tyre.

Ajo e ka publikuar sërish sot mesazhin e saj që nis me: Paralajmërim! Nga Twitteri, ambasadorja shkruan se paralajmërimi ka vlerë edhe tani, rreth 4 muaj para zgjedhjeve të 25 prilit ku partitë publikojnë listat me kandidatët. Ajo sjell në vëmendje edhe një mesazh të të nominuarit nga Joe Biden si Sekretar të Shtetit, Tony Blinken, i cili ka thënë: "Ne duam të lartësojmë punën në luftën ndaj korrupsionit".

Paralajmërim i përsëritur: Ju lutem kontrolloni kandidatët.
Tony Blinken

Yuri Kim nuk ndalet nga mesazhet për krerët e partive ku thotë se do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën logon e partisë së tyre!.

Postimi i plotë ambasadores Yuri Kim:

Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, krerët e partive do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët - mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin.

Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim ka ende vlerë tani, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari për sekretar i Shtetit nga Presidenti Joe Biden, tha në seancën 1/19 para Senatit: "Ne duam të lartësojmë punën në luftën ndaj korrupsionit.

Paralajmërim i përsëritur: Ju lutem kontrolloni kandidatët.

*Tiranapost.al.