Politikë

Pas 9 orësh negociata Yuri Kim thotë se ka vetëm një zgjidhje!

Pas 9 orësh negociata Yuri Kim thotë se ka vetëm një

'Nëse partitë do arrijnë konsensus për masat që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR  ne do biem dakord me ta. Por nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar  e nuk arrihet atëherë palët nuk duhet ti vazhdojnë më këto kërkesa'.

Këtë deklaroi ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit që zgjati 9 orë mes katër anëtarëve të Këshillit Politik dhe tre ambasadorëve, Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman.

Deklarata e ambasadores Yuri Kim lidhet me kërkesat e shtuara të opozitës që çuan në dështimin e përmbylljes me 31 maj. Por opozita pretendon se maxhoranca nuk ka pranuar asnjë kërkesë. 

Deklarata e ambasadores Yuri Kim: 

Që të tre (ambasadorët) kemi shpenzuar reth 9 orë më anëtarët e Këshillit Politik, Ka qenë një ditë e gjatë e vështirë, por është bërë përparim. Kjo ka qënë e vështirë për të gjitha palët e përfshira, të gjithëve u është kërkuar që të japin që Shqipëria të fitojë. Shqipëria miku dhe aleati ynë ndodhet në fazë kritike të histroisë së saj. 25 marsi ishte një pikë kthese, ishte një votë për të ardhmen e vendit në Europë. Sikurse jeni në dijeni BE ka vendosur një sërë kushtesh për negociatat. Mes tyre është reforma elektorale, e cila është në përputhje me rekomandimet e ODIHR. Kështu qëllimi ynë sot dhe nesër se do ritakohemi sërish nesër është që Shqipëria të përmbushë rekomandimet e ODIHR që të jetë anëtarë me të drejta të plota në BE.  Nëse partitë do arrijnë konsensus për masa që shkojnë përtej rekomandimeve të ODIHR ne do biem dakord me ta.

Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet ti vazhdojnë më këto kërkesa. Sikurse kam thënë ne duam që Shqipëria të jenë të Europë, kjo është dëshira e SHBA-ve dhe shqiptarëve. 

Ndërsa ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca kujtoi se reforma zgjedhore është kushti për negociatat dhe se shumë shpejt do bëhet prezantimi nga Komisioni Europian i kornizës negociuese. 

 Kemi pasuri një ditë shuëm të mirë pune. Dhe kemi bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të këshillit politik. Për Bashkimin Europian ka rëndësi të përmbushen kushtet dhe të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt, kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga ODIHR, kjo është ajo që KE po kërkon dhe Shqipëria të bëjë. Shumë shpejt Komisoni do prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për reformën zgjdhore do e bëjë këtë punë më të lehtë. Dëshiroj të falenderoj palët për qasjen konstrukturive dhe i ftoj githashtu të vazhdojmë me të njëjtën qasje nesër. Kemi arritur një pikë vrulli kështu që le të mos e shpërdorojmë. Sepse para se gjithash është në inters të populit shqiptar po gjithashtu për të ardhmen në BE.