Politikë

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD pozitiv me COVID! Ja momenti i mitingut pa ruajtje distancash

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD pozitiv me COVID! Ja momenti

Pas kandidatit kryesues të listës së Lëzhës, Mark Marku, një tjetër kandidat për deputet i opozitës ka rezultuar pozitiv me COVID, vetëm pak orë pas një takimi që kishte zhvilluar Lulzim Basha ku nuk u respektuan distancat për mbrojtjen kundër virusit.

Roland Bejko kandidati (i dyti në listë) i PD për Qarkun e Gjirokastrës me anë të një statusi në Facebook ka bërë me dije se nuk ka marrë pjesë në fushatë përgjatë dy javëve të fundit për shkak të infektimit me koronavirusin.

Pikërisht para dy javësh është zhvilluar dhe një tubim i Bashës në Gjirokastër ku mund të dallohet kandidati Bejko në mes të turmës së militantëve të cilët kanë rrethuar Bashën pa ruajtur asnjë distancë dhe shumë prej tyre pa mbajtjen e maskës.

Statusi i Roland Bejkos:

Të dashur miq,
Për shkak të infektimit nga Covid 19 prej gati dy javësh, kam qenë i detyruar të mungoja fizikisht në fushatën elektorale që po vazhdon me intensitet në Qarkun e Gjirokastrës.
Në këto kushte, kam zgjedhur që komunikimin me zgjedhësit tanë, ta mbaj nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale, dhe televizionit.
Kështu që sonte, ditën e premte, dt.02 prill '21, ora 21 00, mund të më ndiqni sipas dëshirës në kanalin televiziv SCAN TV, në një lidhje me Skype, me gazetarin e talentuar Arbër Hitaj në një bashkëbisedim mbi zgjedhjet, zhvillimin e fushatës, dhe rezultatin final.
Mezi pres të jem pranë jush.
Ju faleminderit!

Foto nga tubimi në shkelje të rregullave anti-COVID:

Pas Mark Markut, një tjetër kandidat i PD pozitiv me COVID! Ja momenti

Tiranapost.al