Politikë

Pas maskës në rrugë, Kryemadhi del edhe kundër mbylljes së Universiteteve

Pas maskës në rrugë, Kryemadhi del edhe kundër mbylljes

Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën dhe u bëj thirrje qytetarëve që maska të mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur”. Kjo ishte deklarata e kryetares së LSI kur u mor vendimi për mbajtjen e maskës në rrugë me detyrim, ndërsa sot pas shpalljes së vendimit për mos-hapjen e Universiteteve për një muaj, ku mësimi do të zhvillohet Online, Monika Kryemadhi del sërish kundër.

Nga takimi me të rinjtë në Elbasan ajo shtroi pyetjen se si mund të studiojnë studentët Online kur mësimin duhet ta marrin në laboratorë dhe se izolimi që po u bëhet të rinjve, sot me këtë vendim po bëhet akoma më mbytës.

Deklarata e Kryemadhit:

‘Sot dëgjuam që universitetet nuk do të happen dhe do të bëhet mësimi online. Si mund të studiojnë studentët online kur mësimin duhet ta marrin në laboratore? Universiteti është jetë që bashkëjeton pedagogu me studentin, i jep kurajo të përballet nesër me jetën. Izolimi që iu bëjmë çdo ditë të rinjve shqiptarë, sot u bëhet çdo ditë e më shumë mbytës. Mos u dekurajoni sepse frika dhe paniku që ka kapur qeverinë në ikje është një armë shumë e fortë e jona.
Boll më me njerëz që e kanë përdorur politikën dhe jetën e shqiptarëve për interest e tyre. Mos lejoni politikën dhe politikanët si Edi Rama t’ju mashtrojnë. Besojini vetes tuaj pasi vetëm ju mund të ndryshoni Shqipërinë’.