Politikë

Pasi u thirr nga kryeministri “balona tabake”, Jorida Tabaku citon Linda Ramën

Pasi u thirr nga kryeministri “balona tabake”, Jorida Tabaku citon

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka cituar në parlament bashkëshorten e kryeministrit Rama, Linda Ramën pasi u quajt nga kryeministri “balona tabake”.

“Më vjen keq që ky diskutim nisi e përfundoi si burra kundër grave dhe gra kundër burrave. Jam shumë dakord me zonjën Balluku se jemi këtu në politikë për t’i dalë zot çdo gjëje jo se jemi gra, por kemi ardhur këtu dhe besoj se secili i del zot vetes pa përdorur asnjë justifikim. Mua më vjen znj. Balluku që mund të jem i vetmi njeri në parlament në 9 vite që s’kam përmendur asnjë person personalisht. Jam fyer vetëm pse kam folur me shifra e fakte, edhe në gjykatë më ka çuar kryeministri juaj dhe kurrë nuk e kam dëgjuar një fjalë nga një koleg i juaji në mbështetje.

Doja me shumë respekt të citoja një zonjë që besoj për ju është e nderuar dhe që kryeministri e vlerëson që thotë:

“Për mua kalimi i kufirit etik nuk duhet të ndodhë kurrë. Është përtej gjinisë, është përtej politikës, është përtej profesionit, është përtej gjithçkaje. Do të ketë kritikën time gjithkush që do ta kalonte këtë kufi’. Shpresoj që znj. Linda Rama që i ka thënë këto fjalë t’ia thotë kryeministrit në shtëpi, njëkohësisht t’i lexojnë dhe deputetët e PS. Ky parlament nuk mund të kthehet në një lumë e baltë akuzash dhe na takon ne të parëve ta bëjmë këtë", tha Tabaku.

Tiranapost.al