Politikë

Patozi e konfirmon: Me Topallin do të kemi bashkëpunim taktik në zgjedhjet e 25 Prillit

Patozi e konfirmon: Me Topallin do të kemi bashkëpunim taktik në

Më parë ishte përmendur nga përfaqësuesi i Bindjes Demokratike Fabian Topallaj se do të kishte një aleancë jo-formale mes partisë së tij dhe asaj të drejtuar nga Jozefina Topalli, ndonëse një koalicion zyrtar nuk u regjistrua pranë KQZ. Ky lajm është konfirmuar dhe nga vetë lideri i BD, Astrit Patozi i cili konfirmoi se për të maksimizuar votën dy partitë nuk “do i prishin punë njëri-tjetrit në qarqe të caktuara”, çka na bën të mendojmë se votuesit e Topallit në rajonin e Vlorës dhe përgjithësisht në jug të vendit do të votojnë BD-në, ndërkohë që votuesit e këtij subjekti politik në Shkodër dhe në zona të tjera të veriut do të votojnë “Lëvizjen për Ndryshim”.

“Unë dhe Topalli nuk jemi kaq të mërzitur, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjta, por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta. Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit.”- ka thënë Patozi për REPORT TV. Ai nuk ka lënë pa komentuar as aleancën mes PD dhe LSI të cilën e ka cilësuar një bashkim të pamundur mes vajit dhe ujit.

Tiranapost.al