Politikë

Pavarësia/ Yuri Kim nga Vlora mesazh: asgjë s’e ndali Amerikën para 100 vjetësh dhe as sot s’e ndal dot

Pavarësia/ Yuri Kim nga Vlora mesazh: asgjë s’e ndali

Ambasadorja e shteteve të bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar ditën e sotme në Vlorë, me rastin e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Nga djepi i Ismail Qemalit dhe Pavarësisë së vendit tonë, ajo theksoi se Asgjë nuk mund ta ndalonte SHBA-në t’i dilte krahë Shqipërinë për pavarësinë njëqind vjet më parë.

Po ashtu, asgjë nuk mund t’i ndalojë amerikanët dhe shqiptarët të festojmë sot 109 vjetorin e Pavarësisë.

“Asgjë nuk mund ta ndalonte SHBA-në t’i dilte krahë Shqipërinë për pavarësinë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Urime!”, nënvizoi Ambasadorja Kim në rrjetet sociale.

Tiranapost.al