Politikë

Pazaret e LSI për blerjen e votës, reagon Veliaj: Ilir Meta e ka kthyer në art blerjen e votës. Ka humbur balancën mendore

Pazaret e LSI për blerjen e votës, reagon Veliaj: Ilir Meta e ka

Erion Veliaj, në cilësinë e drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Tiranën, në një intervistë për Dritare.net komentoi përgjimet e dala sot, ku është filmuar kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etion Joka, duke blerë vota në Tiranë.

"Ilir Meta do të mbahet mend si dikush që futi shit-blerjen s votës në Republikën e Shqipërisë. E ka kthyer në art, arriti të marrë mandatet për të penguar qeveritë si të majtës, si të djathtës. Ka trafikuar vota sa majtas, sa djathtas. Është një dyqan, një pazar, një tregti që u vërtetua ajo që thamë. Një nga arsyet përse Presidenti i është futur pijes me intensitet të lartë, që ka shthurur gojën, ka humbur balancën mendore, është në një situatë për të ardhur keq. Ai ka thënë se do të japë dorëheqjen, pra nuk do të jetë më President nëse humbet dhe kjo është një arsye më shumë që qytetarët masivisht të votojnë Partinë Socialiste", u shpreh Veliaj.