Politikë

PD do të apelojë vendimin e KAS për fletën e votimit: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve dhe i fsheh pas numrave

PD do të apelojë vendimin e KAS për fletën e votimit: Rama

Partia Demokratike do të apelojë vendimin e KAS që pranoi kërkesën e socialistëve, për zgjedhjet e 25 Prillit të zhvillohen në një fletë votimi ku kandidatët do të përfaqësohen nga numri rendor në listë dhe jo nga emri.

Me anë të një deklarate të përfaqësuesit ligjor i PD Ivi Kaso, deklarohet se vendimi i sotëm është në shkelje të ligjit, si dhe ka akuzuar kryeministrin Rama se “ka turp” nga emrat e kandidatëve të tij dhe për këtë shkak po tenton “t’i fshehë” pas numrave.

Deklarata e plotë e Partisë Demokratike:

?sht? shumë e qartë se çfarë ?sht? duke b?r? Rama.

Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetar?t që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta.

Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.

Ajo që ai bën është përpjekja p?r të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.

Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë.

Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra t? Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill.

Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ?shtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.

Tiranapost.al