Pas mbledhjes së kryesisë, PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeajt vendosi që logoja zyrtare të përfaqësohet me kandidatë për kryetarë Bashkie në 21 njësi vendore, përfshirë dhe Tiranën ku do të garojë Roland Bejko.
Ndërkohë që në bashki të rëndësishme si Durrësi, Elbasani e Shkodra, nuk do të ketë kandidatë, duke i lënë rrugë të lirë atyre të cilët përfaqësohen nga Sali Berisha.
Alibeaj ka kërkuar që të nxirren kandidatë në çdo bashki të vendit, por përballë presionit të kryesisë ai është tërhequr nga ky vendim.
Emrat e kandidatëve të publikuar deri më tani janë:
1. Mallakastër, Agron Kapllanaj
2. Poliçan, Florian Qamo
3. Kuçovë, Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz, Bilbil Bajraktari
5. Lezhë, Sandër Marku
6. Krujë, Sabah Sheta
7. Dibër, Naim Gazidede
8. Dimal, Dritan Sula
9. Patos, Pranvera Rizai
10. Fier, Eriselda Zotaj Çelaj
11. Librazhd, Bujar Vreto
12. Vorë, Ibrahim Bruka
13. Korçë, Gjergji Gjata
14. Sarandë, Skënder Muço
15. Mirditë, Mark Ruçi
16. Tiranë, Roland Bejko