PD (e Alibeajt) regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit

E Shtunë 18 Mars 2023, 12:17
TiranaPost
Pasi përjashtoi PD e Berishës nga koalicioni i kryesuar nga Ilir Meta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Demokratike të përfaqësuar nga Alibej, si kryetar i komanduar ps dorëheqjes së Bashës, në zgjedhjet e 14 Majit.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha: “Për sa kohë KAS ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor, ngelet thjesht dhe vetëm aplikimi dhe zbatimi i këtij vendimi. Ndaj, vendosim regjistrimin të subjektit zgjedhor Partia Demokratike me nënkryetar Enkelejd Alibeaj nën cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë për zgjedhjet e 14 Majit.”