Politikë

PD e pranon, Basha nuk ndërtoi asnjë shkollë kur ishte kryebashkiak i Tiranës

PD e pranon, Basha nuk ndërtoi asnjë shkollë kur ishte

Ish-deputetja e PD-së dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës në vitet 2011-2015, Jorida Tabaku publikoi sot në Facebook një listë me projektet e kopshteve, çerdheve dhe shkollave që sipas saj janë ndërtuar të reja nga Lulzim Basha kur drejtonte kryeqytetin si kryebashkiak.

Mjafton t’i hedhësh një sy të shpejtë listës së publikuar nga Tabaku për të kuptuar se në fakt, Lulzim Basha nuk ka ndërtuar asnjë shkollë të re.

Në këtë listë rreshtohen rikonstruksione kopshtesh, çerdhesh dhe shkollash ekzistuese, por jo të ndërtuara nga fillimi. Madje, kjo listë e publikuar nga Tabaku është një akuzë e re për Lulzim Bashën, i cili me sa duket, sipas PD-së, nuk ka ndërtuar asnjë çerdhe të re për fëmijët e Tiranës.

Ndërkohë, Tabaku i quan si shkolla të reja edhe pajisjet e shkollave ekzistuese me orendi dhe mjete mësimore. Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka sfiduar prej disa javësh PD-në që të tregojë me emër një shkolle të ndërtuar nga fillimi në Tiranë, por as Basha live në emisionin “Opinion” dhe as zyrtarët e PD-së 4 ditë më vonë nuk kanë mundur ta gjejnë atë.

PD e pranon, Basha nuk ndërtoi asnjë shkollë kur ishte

*Tiranapost.al.