Politikë

PD më keq se në ’97, Nishani: Diskreditohet Basha nëse shkarkohem nga Këshilli

PD më keq se në ’97, Nishani: Diskreditohet Basha nëse

Kreu aktual i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani vijon me kritikat ndaj lidershipit të PD por edhe partisë në përgjithësi, duke thënë se gjendja në të cilë ndodhet aktualisht është më kritikja e kësaj force politike.

Në një intervistë për ABC News Nishani tha se sot PD ka përçarje të thellë:

“PD sot ka një përçarje shumë të thellë dhe të madhe. Ka një humbje të madhe të besimit te opinion publik dhe njerëzit që e përbëjnë. Nëse PD nuk gjen rrugën e saj për t’u rritur politikisht, për të zgjeruar bazën e aksesit te opinion publik do vazhdojë të humbasë mundësinë për të qenë alternativë pushteti”.

Në 10 ditëshin e parë të gushtit pritet që Basha të mbledhë sërish Kuvendin e Partisë lidhur me anëtarët e kryesisë dhe sekretarët. Nishani i Kujton Bashës se ka një mandat 4 vjeçar në krye të këshillit dhe se çdo vendim që mund të marrë Basha, edhe për përjashtimin e tij do e diskreditonte më shumë.

“Jam zgjedhur nga këshilli kombëtar për një mandate 4-vjeçar. Basha mund të marrë çdo vendim politik por kjo do e diskreditojë më shumë”.

*Tiranapost.al