Politikë

 PD nis votimin për kandidatët për deputetë, zbardhet fleta: Kundërshto 1 ose konfirmo të gjithë

 PD nis votimin për kandidatët për deputetë, zbardhet

Të premten, PD nis votimet për listën e kandidatëve të mundshëm të cilët do futen në garën e zgjedhjeve të 25 prillit. Mësohet se ky proces do të zgjasë deri me 11 tetor dhe të parët që do votojnë do jenë demokratët e Kukësit: ata do votojnë nga ora 10:00 në orën 18:00.  Anëtarësia në Tiranë do votojë me 10 tetor. Lista e këtyre kandidatëve do të dalë më pas nga Komisioni i Vlerësimit.

Këto janë datat sipas qarqeve:

Qarku Kukës - 25 Shtator
Qarku Dibër - 26 Shtator
Qarku Gjirokastër - 27 Shtator
Qarku Berat - 28 Shtator
Qarku Shkodër - 30 Shtator
Qarku Lezhë - 1 Tetor
Qarku Durrës  - 3 Tetor
Qarku Elbasan  - 4 Tetor
Qarku Vlorë - 5 Tetor
Qarku Korçë  - 7 Tetor
Qarku Fier - 8 Tetor
Qarku Tiranë - 10 Tetor

PD ka publikuar një udhëzim dhe një skemë ku tregohet se si do të votojë anëtarësia, me votë kontestuese për një ose më shumë kandidatë nga lista.

 PD nis votimin për kandidatët për deputetë, zbardhet

Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400.

Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD që do shpallë më pas listën zyrtare të kandidatëve.

 PD nis votimin për kandidatët për deputetë, zbardhet

 PD nis votimin për kandidatët për deputetë, zbardhet