Politikë

PD nuk bën koalicion me LSI nëse merr 71 mandate

PD nuk bën koalicion me LSI nëse merr 71 mandate

Kanë bërë një marrëveshje për koalicion pas zgjedhjeve, por nëse PD i merr 71 mandatet nuk do të bëjë koalcion me LSI, as anasjelltas. Kryetarja e Lëvizjes për Integrim, Monika Kryemadhi u pyet lidhur me kërkesën e një qytetari ndaj Bashës gjatë një takimi elektoral, ku i kërkoi të mos bënte koalicion me LSI-në.

Kryemadhi përgjigjet:

'Sot janë 360 kandidatë që do të zgjidhen. Edhe Basha po të ketë 71 mandate nuk bën koalicion me mua. Aleanca nuk është për karriget e ministrave. Aleanca është për të ndryshuar sistemin dhe për t’i dhënë fund tranzicionit'.

*Tiranapost.al.