Politikë

PD për Aeroportin e Kukësit: Nuk ka certifikata sigurie! Ky ishte eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët

PD për Aeroportin e Kukësit: Nuk ka certifikata sigurie! Ky ishte

Partia Demokratike ka reaguar pas zbritjes së avionit të parë në Aeroportin e Kukësit me udhëtarë nga Londra.

Me anë të një komunikate, PD deklaron se hapja e Aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare është një tjetër premtim i pambajtur i Edi Ramës, pasi avioni nuk mbërriti menjëherë nga Londra, por nga Rinasi, kjo për shkak se aeroporti nuk ka certifikatë siguria.

PD e krahason premtimin për aeroport në Kukës, si atë të hapjes së negociatave dhe e ka cilësuar ngjarjen e sotme “eksperimentin e fundit që Rama bën me shqiptarët”.

Deklarata e Partisë Demokratike:

Hapja e aeroportit të Kukësit për fluturime ndërkombëtare, premtim tjetër i pambajtur i Edi Ramës. Ulja e një avioni të Air Albania në Kukës s’u bë nga Londra, siç premtoi Rama, por nga Rinasi, sepse aeroporti s’ka certifikata sigurie.

Me Ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në Aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: Ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!

Tiranapost.al