Politikë

PD publikon listën e kandidatëve për deputetë! Tritan Shehu, Saliajni dhe 11 të tjerëve që u shtyhet aprovimi

PD publikon listën e kandidatëve për deputetë! Tritan Shehu,

PD sqaron se 13 kandidatë, mes të cilëve dhe Ervin Salijani e Tritan Shehu, nuk janë zgjedhur të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik, ata nuk skualifikohen por do të kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Vendimin përfundimtar nëse këta kandidatë do të jenë në listat e PD për zgjedhjet e 25 prillit do ta japë kryesia dhe Lulzim Basha.

Sekretarit i PD-së, Gazment Bardhi njofton se nga anëtarësia janë konfirmuar 498 kandidatë, Komisioni ka vlerësuar që 299 kandidatë nga listat e secilës Degë dhe 27 kandidatë të listës kombëtare (në total 326), ti propozohen organeve vendimmarrëse të Partisë për të qenë në listën finale të përfaqësimit të PD në zgjedhje.

Lidhur me lajmin e skualifikimit të tij reagoi edhe Tritan Shehu, i cili tha se nuk e merr për bazë këtë vendim, pasi “vendimin për të kandiduar për deputet pas votimit të anëtarësisë së PD e kanë tagër vetëm institucionet statuore të saj, Kryetari, Kryesia e Këshilli Kombetar, askush tjetër”.

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që vlerësohen nga Komisioni që të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik:

1. AGRON SHEHAJ
2. ALBANA VOKSHI
3. ALDO BUMÇI
4. ALFRED RUSHAJ
5. ARBEN RISTANI
6. BARDH SPAHIA
7. BELIND KËLLIÇI
8. ÇLIRIM GJATA
9. DHURATA ÇUPI
10. ENKELEJD ALIBEAJ
11. ENNO BOZDO
12. ERVIN MINAROLLI
13. FATBARDH KADILLI
14. FLAMUR NOKA
15. FLORJON MIMA
16. GENC POLLO
17. GENT STRAZIMIRI
18. GRIDA DUMA
19. ISUF ÇELA
20. INA ZHUPA
21. IVI KASO
22. JORIDA TABAKU
23. KRESHNIK ÇOLLAKU
24. LUÇIANO BOÇI
25. OERD BYLYKBASHI
26. ORJOLA PAMPURI
27. TOMORR ALIZOTI

Kandidatët nga lista e veçantë kombëtare që sipas vlerësimit të Komisionit kalojnë në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi:

1. ANDON FRROKAJ
2. ARBEN KASHAHU
3. ENDRI HASA
4. ERVIN SALIANJI
5. FATBARDHA KADIU
6. IZMIRA ULQINAKU
7. LINDITA METALIAJ
8. LORENC LUKA
9. LUAN BACI
10. NADIRE MEÇORAPAJ
11. ROMEO GURAKUQI
12. TRITAN SHEHU
13. XHEMAL GJUNKSHI

Ky vlerësim i Komisionit do t’i kalojë për shqyrtim dhe vendimmarrje Kryesisë së Partisë, së bashku me vlerësimin e kandidatëve për secilën Degë.