Politikë

PD zbardh 5 emrat: Nga Ruli tek Nishani, kush do i seleksionojë kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme

PD zbardh 5 emrat: Nga Ruli tek Nishani, kush do i seleksionojë

Partia Demokratike ka zbardhur emrat e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve për deputet. Ata do bëjnë vlerësimet dhe shqyrtimet e kandidaturave që janë propozuar nga anëtarët e PD në gjithë vendin për zgjedhjet e ardhshme.

Nga mbledhja e kryesisë së PD sot u bë me dije se anëtarët do jenë këto:

Bujar Nishani, Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Enriketa Papa dhe Mark Marku.

1. Bujar Nishani,Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ish-President i Republikës, ish-ministër dhe ish-deputet.

2. Besnik Mustafaj, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, diplomat, përkthyes dhe shkrimtar i njohur.

3. Genc Ruli, themelues i PD, ish-ministër, ish-deputet, ekonomist dhe pedagog

4. Enriketa Papa, pedagoge në Universitetin e Tiranës, historiane, shkrimtare dhe studiuese.

5. Mark Marku, analist, pedagog në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Gazetarisë. Ish-deputet i PD.

Komisioni i Vlerësimit të Kandatëve do asistohet gjithashtu nga Sekretariati ndihmës i përbërë nga dy persona Sahit Dollapi, Sekretar Organizativ dhe Ervin Minarolli, Sekretar i Burimeve Njerëzore.

Sipas PD ky Komision është konceptuar që të ketë në përbërje jo vetëm ish-drejtues të lartë të PD, por edhe anëtarë të shoqërisë civile dhe medias, apo përfaqësues të botës akademike.

Faza e propozimit të kandidatëve nga degët e partive në rrethe ka zgjatur 6 javë. Komisioni do të bëjë vlerësimin e çdo kandidati, nëse përmbush kriteret për të qenë kandidat për deputet. Emrat që do të përzgjidhen nga Komisioni, do t’i shkojnë për votim anëtarësisë së PD.