Politikë

“Për çfarë u fut Azem Hajdari dikur në grevë?”, Rama i drejtohet Hajdarit: Më ndihmo të mbyllim grevën e të zgjidhim hallin

“Për çfarë u fut Azem Hajdari dikur në

Greva e naftëtareve të Ballshit ishte tema me të cilën kryeministri Edi Rama nisi fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme.

Rama ju drejtua deputetes Rudina Hajdari, e cila ishte sot në protestën e naftëtarëve. Kryeministri sqaroi se e vetmja gjë që shteti mund të bëjë për naftëtarët është t’u ofrojë asistencë sociale.

Rama tha se nuk ndodh që shteti të japë pagat për punonjësit e një ndërmarrjeje private që ka falimentuar. Ai po ashtu i kërkoi Rudina Hajdarit ta ndihmojë të mbyllet greva në meyrë qe të zgjidhet çështja e naftëtarëve.

Fjala e Ramës:

"Dua të sqaroj edhe të tjerët flasin për vete kur i referohen hallexhinjve të këtij vendi se hallet e njerëzve zgjidhen me dituri dhe jo duke gënjyer. Nuk kam asnjë arsye të mendoj se gënjeni me vetëdije, por nga padituria. Ju thoni që nafta po vidhet, ndërkohë që fabrika është e fikur. Kompania është huaj, private dhe për sa kohë është e fikur naftën që nxjerr e çon në treg siç do ajo. Tani si vidhet nafta këtu?

Ju thoni nuk punon se ata s'marin rrogat, e kundërta është e vërtetë. Në përpjekjen tuaj të sinqertë për të ndihmuar njerëzit ju mund të bëni më shumë dëm se sa mirë. Nga ana tjetër është e pavërtetë që unë hesht dhe bëj sikur nuk dëgjoj. Unë dëgjoj shumë mirë, por ka një problem. Kompania është private dhe është privatizuar nga qeveria e partisë tuaj, ish-partisë tuaj. Për punonjësit e një kompanie private që falimenton, shteti mund t'i vijë në ndihmë me asistencë sociale. Këtë ka në dorë shteti.

Përfitoj nga rasti t’ju ftoj edhe ju të më ndihmoni të mbyllim grevën dhe të ulemi e të zgjidhim hallin.

Presioni nuk funksionon dhe nuk ka për të funksionuar derisa unë të jem në detyrë. Për çfarë bëhet një grevë urie? Për çfarë u fut Azem Hajdari në grevë urie? Se është futur edhe ai një herë. Për tu dëgjuar dhe jo për të vdekur natyrisht. Për çfarë u futëm ne në grevë urie? Jo për të dërguar një ultimatum që nuk dalim që këtu përveçse të vdekur. Ne i kemi dëgjuar dhe madje edhe të tjerë, ministri i Energjisë ka qenë vijimësisht atje. Kemi dëgjuar dhe jemi gati të ulemi. Ndryshe nuk funksionon. Funksionon dot kështu në një familje? Nuk funksionon. Këtu çështja është jo se po vidhet nafta, por nuk po përpunohet dhe duke mos u përpunuar nuk prodhon dot as të ardhurat për të paguar punëtorët. Kjo zgjidhet me dy rrugë me arsye: Çfarë kemi ne mundësi të bëjmë dhe rruga tjetër është të gjejmë investitorë që të marrin përsipër këtë gjë. Nuk është pronë e shteti është e thjeshtë fare. Kaq për naftën".

Pas fjalës së Ramës, deputetja Rudina Hajdari iu drejtua kryeministrit duke i thënë se ai e di mirë se si funksionon. Sipas Hajdarit nafta përpunohet natën dhe shitet në treg të zi. Ajo gjithashtu ftoi SPAK  të hetoj këtë çështje.

“Ju e dini mirë si funksionin. Nafta përpunohet natën dhe shitet në treg të zi. Ftoj SPAK ta hetoj këtë çështje që ka filluar që nga Berisha e Taçi, e ka vijuar me ju.