Politikë

Për cilin nga ministrat e larguar e kishte këtë deklaratë Ilir Meta: Kishte probleme me dekriminalizimin, dhe mirë bëri LSI që e largoi

Për cilin nga ministrat e larguar e kishte këtë deklaratë

Gjatë një komunikimi me gazetarët, presidenti Meta tha se në garë për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit duhet të ketë fytyra të reja dhe të pastra dhe që kandidatët të jenë pa probleme me dekliminalizimin. Ai tha se LSI e kishte një figurë me probleme: Dhe bëri mirë që e largoi dhe nuk e mbështeti.

Ka pasur disa largime nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim. Gjatë ditës së sotme rrjeti po flet edhe për largimin e Silva Cakës nga LSI për t'ju bashkuar Parisë Socialiste.

Për cilin nga ministrat e larguar e kishte këtë deklaratë

Deputeti i PS-së, njëkohësisht dhe kryetari i socialistëve për Tiranën, Ervin Bushati ka thënë se të gjithë janë të mirëseardhur në PS:

'PS si familja më e madhe në vend, të gjithë janë të mirëseardhur. Çdo qytetar është i mirëpritur e sidomos ata që mund të kenë eksperiencë. Për të gjithë është e hapur ftesa. Ne kemi 18 mijë anëtarë të PS. Vetëm muajin e fundit jemi rritur me 3000. Në Shqipëri ka vend vetëm për parti të mëdha'.

Ndërkaq largimet nga PS kohët e fundit dhe para fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit nuk kanë qenë të pakta. Të larguarit para Silva Cakës, janë ish-ministrat: I Mjedisit Lefter Koka, dhe ish ministri i Drejtësisë Nasip Naço, ish-deputeti Gledian Rehovica dhe ish-drejtorë apo zyrtarë të tjerë lokalë.

Për cilin nga ministrat e larguar e kishte këtë deklaratë
Lefter Koka
Për cilin nga ministrat e larguar e kishte këtë deklaratë
Nasip Naço

*Tiranapost.al